Garanci/Suport

        Nëse ju deri në 15 ditë doni ta ktheni mbrapsh produktin jeni të lirë ta bëni atë tek ne.

          Kompania ju ofron garanci më shumë pas përfundimit të afatit të garancisë së ofruar nga prodhuesi.

  • Kompania garanton që produkti do të ruaj cilësitë e tij gjatë gjithë kohëzgjatjes së garancisë nëse produkti përdoret sipas instruksioneve shoqëruese.
  • Kompania garanton këshillim profesional dhe asistencë teknike falas gjatë gjithë periudhës së garancisë.
  • Kompania garanton që do të riparojë dëmtimet që mund të ketë produkti gjatë periudhës së garancisë.
  • Kompania garanton zëvendësimin me një produkt të ri ose alternativ (me të njëjtën vlerë) në rast të mos riparimit të difektit të pësuar.
  • Kompania garanton zëvendësimin me një produkt alternativ (me të njëjtën vlerë) në rastet kur nuk tregtohet më produkti i dëmtuar.
  • Reklamimi i dëmit duhet të paraqitet nga klienti pranë departamentit të Shërbimit ndaj klientit.
  • Para përdorimit të produktit të blerë sigurohuni të lexoni instruksionet e përdorimit të tij. Montimi dhe përdorimi duhet të jenë sipas tyre.
  • Gjatë reklamimit të problemit, klienti duhet të dorëzojë kopjen.

Kjo garanci nuk është e vlefshme në rastet e mëposhtme:

  • Në rast dëmtimi të produktit nga pakujdesia apo përdorimi i gabuar.
  • Kur dëmtimet e produktit vijnë si pasojë e ndërhyrjeve nga personat e tretë, të cilët nuk janë të autorizuar nga kompania.
  • Dëmtimet e shkaktuara nga luhatjet e tensionit, zjarrit, dëmtime nga uji etj.
  • Humbjet e pjesëve të produktit.
  • Keqpërdorimi i kapaciteteve të produktit.
  • Grisjen apo dëmtimin fizik të produktit. Zëvendesimin e pjesëve të konsumit.